Lidhje

Gjendja ekonomike i detyron portugezët të kërkojnë punë në ish kolonitë e tyre


Emigracioni për portugezët nuk është diçka e huaj. Në vitet 1960-të, ata i varën shpresat për punë në vendet e pasura fqinje si Gjermania dhe Zvicra. Por tani, ashtu si Portugalia, pjesa më e madhe e Evropës po përballet me vështirësi ekonomike, prandaj këtë radhë, portugezët po përpiqen të gjejnë mundësi në ish kolonitë e tyre.

Radha e njerëzve që presin përjashta Konsullatës së Angolës në Lisbonë është shumë e gjatë.

Vetëm para pak vjetësh, portugezët nuk kishin një ndjenjë kaq të fortë për të vizituar ish koloninë e tyre. Por ekonomia e Angolës është rritur me 10 për qind çdo vit gjatë pjesës më të madhe të dekadës së fundit. Dhe krahasuar me Portugalinë, ekonomia e së cilës parashikohet të tkurret këtë vit me 3 për qind, Angola duket si parajsë.

Papunësia në Portugali është 14 për qind. Gjatë viteve të fundit, numri i portugezëve, që kërkojnë punë në Angolë ështe shtatëfishuar. Ish kolonia afrikane është tani burimi i tretë më i madh i parave që kthehen në Portugali, prandaj qeveria po i inkurajon qytetarët e papunë që të emigronjnë. Andër Mendes and Katerina Alvarez, të diplomuar në Lisbonë, dëgjojnë me vemendje.

"Për dikë që ka përfunduar studimet e larta nuk është e vështirë të gjejë një punë, megjithëse mund të mos jetë puna që ata kanë ëndërruar. Dhe nëse ne mendojme rreth karierës tonë afatgjatë, është më e lehtë të gjesh punë jashtë vendit".

"Ka shumë mundësi edhe këtu, por janë programe trajnimi ose nivel praktikantësh dhe nuk zgjasin më shumë se sa 6 muaj ose një vit. Dhe më pas nuk ka shumë të ngjarë që të qëndrosh me të njëjtën kompani. Prandaj edhe njerëzit kanë prirjen të shkojnë në një vend tjetër me rritje më të shpejtë ekonomike, ku kanë më shumë mundësi të qëndrojnë me të njëjtën kompani dhe të përparojnë".

Përkrah Andër dhe Katerinas në mencën e universitetit është Andrea Domingus, e cila shkoi në Brazil para pak vjetësh. Ajo punon për një kompani të re, që është rritur nga 200 në 800 punonjës gjatë periudhës që ajo ka punuar atje. Ajo thotë se portugezët shpesh kanë avantazh ndaj banorëve lokalë të Brazilit.

"Aftësia për të folur anglisht është një avantazh i madh për portugezët. Unë pata atë përvojë kur po përpiqesha të rekrutoja ekipin tim. Intervistova rreth 20 njerëz dhe disa prej tyre thanë se flisnin shumë mirë anglisht. Por kur u përpoqa të zhvilloja një bisedë në anglisht me ta, ishte fare e qartë se ata nuk ishin aq të përgatitur sa portugezët".

Andër, Katerina dhe Andrea kanë studjuar në Universitetin Katolik në Lisbonë. Dikush mund të mendojë se ky institucion është i shqetësuar nga mungesa e besimit mes studentëve të tij tek ekonomia e Portugalisë, por kjo nuk është e vërtetë. Përparimi që kanë bërë Brazili, Angola dhe vende të tjera, ku flitet portugalisht, ka sjellë përfitime për to, siç shpjegon Ana Ribero, e cila drejton programin e biznesit për të diplomuarit.

"Ne po marrin gjithnjë e më shumë studentë të huaj. Për shembull, ne po marrim gjithnjë e më shumë gjermanë. Ata duan të mësojnë gjuhën. Megjithëse ne japim mësim në anglisht, ata mund të studojnë edhe në portugalisht, gjatë studimeve këtu dhe kjo u jep atyre mundësinë që të kërkojnë punë për shembull në Brazil."

Ekonomia e Portugalisë po tkurret dhe shumë prej talenteve të vendit po emigrojnë, ndoshta për të mos u kthyer më kurrë në vendin e tyre. Por me lidhjet që u krijon gjuha dhe puna ne Afrikë dhe në Amerikën Jugore, shumë portugezë e shikojnë emigracionin si shpëtimin e tyre.

XS
SM
MD
LG