Lidhje

Gjendja shëndetësore e Leka Zogut mbetet kritike

  • Armand Mero

Gjendja shëndetësore e Leka Zogut mbetet kritike

Gjendja shëndetësore e Leka Zogut mbetet kritike

Në Shqipëri gjendja shëndetësore e pretendentit të fronit Leka Zogu mbetet kritike, deklaroi sot përfaqësuesi i Oborrit Sulejman Gjana. Leka zogu ndodhet i shtruar në siptal që prej afër 10 ditësh. Sipas mjekëve ai vuan nga sëmundje që i kanë prekur disa organe të rëndësishme, zemrën dhe mushkërinë. Leka Zogu ka kohë që për shkak të gjendjes shëndetësore i është shmangur jetës dhe aktiviteteve publike. Ai jeton në Tiranë që prej vitit 2002, kur së bashku me familjen dhe oborrin mbretëror u transferuan përfundimisht në Shqipëri, pas një jete të tërë të kaluar në mërgim.

XS
SM
MD
LG