Lidhje

Gjendje e tendosur në lagjet veriore të Shkupit

  • Isak Ramadani

Pas vrasjes së pesë maqedonasve para pak ditësh, gjendja paraqitet herë pas here e tensionuar në lagjet e Shkupit prej nga ishin viktimat, por dhe në fshatra fqinjë të banuar nga shqiptarë. Në këtë kuadër, i është vënë zjarri një objekti komercial të një shqiptari në lagjen Radhishan. Organet e rendit në Shkup, ndërkohë thonë se nuk dëshirojnë të komentojnë spekullimet e shumta të medias në lidhje me vrasjet. Ministria e Brendëshmë bën të ditur se autorët e krimit kanë përdorur një makinë të tipit Opel të futur në Maqedoni në mënyrë ilegale; ndërkohë që porositë qytetarët që të manifestojnë zemërimin përmes protestave paqësore dhe jo me akte të dhunshme. Nga Shkui njofton Isak Ramadani

Trego komentet

XS
SM
MD
LG