Lidhje

Gjendja e rëndë e ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri


Edhe sot, pas 25 vjetësh që kanë dalë si të pafajshëm nga burgjet, ish të dënuarit politikë të diktaturës komuniste në Shqipëri ende vuajnë në jetën e tyre. Ndihma ndaj tyre ka qenë gjithnjë e pamjaftueshme dhe e vonuar. Instituti i të përndjekurve politikë sapo ka rindërtuar banesën e një të burgosuri politik në Lushnje. Përfaqësues të tij pohojnë se gjendja e rëndë, ku jetojnë sot shumë të dënuar politikë është e papranueshme.

Instituti i të Përndjekurve Politikë përfundoi këto ditë rindërtimin e banesës së Ramadan Toskës, një ish i burgosur i regjimit komunist.

Deri sot 26 vjet pasi doli nga burgu Ramadani jetonte në një kasolle, ku shiu, era dhe dielli depërtonin në brendsësi, ndërsa familja jeton në vështirësi të mëdha.

Me pak të holla u krye u krye jo një riparim i kasolles, por një ndërtim i plotë i shtëpisë, ku bashkë me dy prindërit e munduar nga jeta banon edhe vajza e tyre 18 vjeçare, tashmë maturante.

Drejtuesi i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, thotë se rasti i Ramadanit ishte një nga më të rëndët në gjithë krahinën e Myzeqesë, por si ai jetojnë ende në vështirësi dhe varfëri edhe shumë të ish të burgsur të tjerë të regjimit komunist.

Instituti i të Përndjekurve me ndihmën simbolike ndaj Ramadanit në Lushnje po tërheq vëmendjen se ish të përndjekurit vazhdojnë të vuajnë dhe me pak kujdes atyre mund t'u plotësohen disa nevoja jetësore bazë.

Ndërkohë që ish të burgourit politikë vazhdojnë të vuajnë, parlamenti miratoi një ligj për hapjen e dosjeve, i cili nuk parashikon lustrimin.

Diktatura komuniste dhe shërbimi i saj sekret vrau, burgosi dhe përndoqi dhjetëra mijëra kundërshtarë politikë.

Sot pas 25 vitesh, ish të burgosurit politikë po marrin vetëm disa dëmshpërblime për burgimin e padrejtë, por asnjë persekutor dhe informator i tyre nuk ka marrë asnjë ndëshkim apo pengim në karrierën administrative.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG