Lidhje

Gjeneralët e shkarkuar “Ushtria me probleme serioze”


Akuza ndaj presidentit Bujar Nishani për shkarkim të paligjshëm. Ministria e Mbrojtjes: “Zbatuam ligjin”. Gjeneralët: “Mjetet e ushtrisë përdoren për punë publike në zona elektorale”

Në Shqipëri tre ushtarakë të lartë të ushtrisë shqiptare, mes të cilëve edhe zëvendës shefi I Shtabit të Përgjithshëm Sandër Lleshi, akuzuan sot presidentin dhe ministrin e Mbrojtjes për vendimin e shkarkimit të tyre nga funksionet, duke e quajtur atë të paligjshëm. Ata folën për një sërë problemesh të rënda që sipas tyre po dëmtojnë forcat e armatosura që nga cështjet e buxhetit, te emërimet apo përdorimi i ushtrisë në veprimtari civile në shkelje të ligjit. Ministria e Mbrojtjes reagoi sot duke u shprehur se shkarkimi i tyre është bërë sipas të gjitha rregullave dhe për shkak të magësive në punën e tyre

Tre gjeneralët e ushtrisë shqiptare, Sandër Lleshi, zëvendës shef I Shtabit të Përgjithshëm, Dhori Spirollari, komandant I Forcave ajrore dhe Abaz Lleshi, komandant i Brigadës së Mbështetjes Rajonale thanë sot se dekreti për shkarkimin e tyre është i paligjshëm duke akuzuar për këtë presidentin Bujar Nishani dhe Ministrin e mbrojtjes Arben Imami. “ Ne gjykojmë se mospërfillja ndaj cdo procedure normale e protokolli gjatë procesit të hartimit miratimit dhe komunikimit të dekreteve kompromenton rëndë jo vetëm ligjshmërinë por edhe moralin e kësaj sipërmarrje”, u shpreh Gjeneral Sander Lleshi.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere


Tre gjeneralët deklaruan se shkarkimi ka ardhur sipas tyre, pasi ata kanë dërguar një letër autoriteteve më të larta shtetërore ku ngrejnë shqetësime për situatën në ushtrinë shqiptare. Ata folën për një sërë problemesh që sic thanë, po dëmtojnë forcat e armatosura, që nga mungesa dhe mbajtja pezull e disa ligjeve të rëndësishme si strategjia kombëtare apo ligji i ri për gradat deri te buxheti i cunguar apo procedurat e rekrutimit. “Rekrutimi, emërimi dhe lirimi I personelit ka degraduar tërësisht në një proces krejtësisht arbitrar, personal dhe aspak transparent. Përqëndrimi absolute dhe vendimmarrja personale nga Shefi i Shtabit dhe ministri I Mbrojtjes e ka kthyer menaxhimin e personelit në një problem akut për Forcat e armatosura. Pasojë e këtij sistemi janë shumë emërime pa asnjë kriter professional”, deklaroi zoti Lleshi.

Gjeneralët folën edhe për një proces demontimi që sic thanë kryehet në kushte shumë të rënda, ndërsa akuzuan ministrin e mbrojtjes për keqpërdorim të forcave të ushtrisë dhe angazhimin e tyre në punime civile në qarkun e Elbasanit ku zoti Imami është kandidat për deputet. “Një pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve organike në njerëz dhe mjete të parashikuara për këtë qëllim janë atashuar praktikisht në mënyrë të përhershme pranë disa njësive lokale të përzgjedhura. Eshtë e vërtetë se kryejnë punë të dobishme por në thelb kryejnë punën që nuk i përket”, u shpreh ish shefi i Shtabit te Pergjithshem.

Ministria e Mbrotjes reagoi pasdite duke deklaruar se shkarkimi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se ata janë njohur zyrtarisht me vendimin, e marrë, sic u la të kuptohej, për mangësi në punën e tyre. “Refuzimi për të pranuar një proces tërësisht ligjor dhe në funksion të menaxhimit sipas rregullave të FASH, duke i veshur këtij procesi ngjyra kinse ekstra-prceduriale shkon ndesh me figurën e një ushtaraku me gradë madhore, sic edhe gjeneralët pretendojnë se janë”, deklaroi Drejtoresha e Kabinetit të ministrit të Mbrojtjes Donika Capi.

Ministria megjithatë nuk ju përgjigj asnjë prej problemeve të ngritura nga të tre gjeneralët e që lidhen me aspekte shumë të rëndëishme të aktivitetit të ushtrisë shqiptare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG