Lidhje

Sulm vetëvrasës me bombë, vritet anëtari i parlamentit afgan


Sulm vetëvrasës me bombë, vritet anëtari i parlamentit afgan
Sulm vetëvrasës me bombë, vritet anëtari i parlamentit afgan

Një sulm vetëvrasës me bombë shkaktoi 19 të vdekur dhe plagosi dhjetëra të tjerë, gjatë zhvillimit të një funerali në Afganistanin verior.

Midis viktimave ishte edhe një anëtar i parlamentit, Abdul Mutaleb Baik, i cili mendohet të ishte një ish komandant i Aleancës Veriore.

Nuk ka patur ende marrje të përgjegjësisë për sulmin e ndodhur në qytetin Talakan, kryeqendra e provincës Takhar. Kjo ngjarje ndodh pas sulmit tjetër vetëvrasës me bombë të shtatorit, i cili vrau Burhanudin Rabbanin, kryenegociatorin e qeverisë afgane me talebanët.

Gjatë vitit 2011 ka patur disa sulme ndaj zyrtarëve të lartë afganë.

Gjenerali amerikan George Allen, komandanti i forcave të koalicionit të NATO-s në Afganistan, i cilësoi sulmuesit si “burracakë”. Ai i tha gazetarëve se sulmi i së dielës vuri në shënjestër pa mëshirë familjarë dhe miq “të cilët ishin mbledhur për të vajtuar një person të dashur për ta.”

XS
SM
MD
LG