Lidhje

Gjenerali amerikan kërkon ndjesë për komentet kritike ndaj Presidentit Obama


Gjenerali amerikan kërkon ndjesë për komentet kritike ndaj Presidentit Obama
Gjenerali amerikan kërkon ndjesë për komentet kritike ndaj Presidentit Obama

Komandanti më i lartë amerikan në Afganistan është thirrur në Uashington për të dhënë shpjegime rreth komenteve të bëra prej tij dhe stafit të tij në të cilat ka tone kritike për Presidentin Barak Obama dhe anëtarë të tjerë të administratës.

Gjeneral Stenli MekKristal bëri sot në një deklaratë nga Kabuli ku thotë se artikulli i botuar në revistën popullore Rolling Stone, flet për gjykim të dobët nga ana e tij dhe ishte një gabim që nuk duhet të kishte ndodhur.

Sipas artikullit, ndihmës të gjeneralit MekKristal thonë se ai e quajti takimin e parë me Presidentin Obama në Zyrën Ovale si jo më shumë se një reklamë 10 minutëshe për t’u fotografuar.

Po sipas artikullit, disa ndihmës të gjeneralit flasin me tone nënvlerësuese për nënpresidentin Xho Bajden, i cili ishte për një angazhim shumë më të kufizuar ushtarak në Afganistan se sa ai që kërkonte gjenerali MekKristal.

Vetë gjenerali citohet nga revista të ketë thënë se e ndjeu veten të tradhtuar nga ambasadori amerikan në Afganistan, Karl Ajkenberri, kur ky i dërgoi një raport Uashingtonit në të cilin shprehte dyshime lidhur me strategjinë e zotit MekKristal për të dërguar më shumë trupa kundër talebanëve.

XS
SM
MD
LG