Lidhje

Gjenerali David Petraeus dëshmon sot në kongres

  • Zëri Amerikës

Gjenerali David Petraeus dëshmon sot në kongres

Gjenerali David Petraeus dëshmon sot në kongres

Kandindati i presidentit Barak Obama për postin e kreut të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, gjenerali David Petraeus po dëshmon sot në kongres.

Komandanti i tanishëm i forcave amerikane dhe të Natos në Afganistan po u drejtohet anëtarëve të Komisionit të Senatit për Zbulimin.

Në se konfirmohet nga i gjithë Senati, zoti Petraeus do të zëvendësojë drejtorin e CIA-s Leon Panetta, Sekretari i ri i Mbrotjes. Gjenerali pritet të largohet nga posti i komandantit në Afganistan dhe të dalë në pension nga ushtria.

Gjenerali Petraeus morri postin e komandantit në Afganistan në korrik të vitit të kaluar. Më parë, ai drejtoi Komandën Qendrore Amerikane për gati dy vjet, ku mbulonte një rajon ku përfshihej Afganistani, Iraku, Pakistani dhe Jemeni.

Më parë ai drejtoi forcat amerikane dhe të koalicionit në Irak.

XS
SM
MD
LG