Lidhje

Gjenerali Martin Dempsi merr postin e Shefit të Shtatmadhorisë amerikane

  • Luis Ramirez

Gjenerali Martin Dempsi merr postin e Shefit të Shtatmadhorisë amerikane

Gjenerali Martin Dempsi merr postin e Shefit të Shtatmadhorisë amerikane

Admirali amerikan Majk Mullen i cili doli në pension nga posti i Shefit të Shtatëmadhorisë amerikane, tha se Pakistanin ësht ënjë vend me rëndësi strategjike për zgjidhjen e konfliktit në Afganistan.

Zoti Mullen foli në një ceremoni pranë Uashingtonit, ku pasardhësi i tij Gjenerali Martin Dempsei, u betua në postin më të lartë ushtarak.

Zoti Mullen i bëri thirrje gjeneral Dempseit të bëjë një punë më të mirë në marrëdhëniet me Pakistanin. Ai tha se nuk ka zgjidhje për problement në rajon pa pjesëmarrjen e Pakistanit dhe e ardhmja e rajonit nuk mund të jetë e qendrueshme pa partneritetin me Pakistanin.

Admirali Mullen tha se kalimi i kompetencav të sigurisë në Afganistan do të jetë sfida më e madhe për gjeneral Dempsin në vitit që do të vinë. Trupat amerikane do t’ua kalojnë përgjegjësitë e sigurimit forcave afgane deri në vitin 2014.

Në ceremoninë e organizuar dje, Presidenti Barak Obama e cilësoi gjeneralin Dempsi si një prej oficerëve ushtarakë më të sporvuar në beteja.

Gjenerali amerikan Martin Dempsi mori zyrtarisht postin të premten si Shef i Shtabit të Shtatëmadhorisë amerikane. Ai gëzon emër si një komandant i respektuar dhe i efektshëm, intelektual dhe strateg. Por gjenerali përballet me disa sfida të vështira në postin e ri.

Shefi i ri i Shtabit të Shtatëmadhorisë amerikane Martin Dempsey vjen nga llogoret, një veteran i dy luftave në Irak dhe i një lufte në Afganistan.

Ai merr postin e ushtarakut më të lartë amerikan në një kohë kur buxheti i Departamentit të Mbrojtjes përballet me shkurtime prej 450 miliard dollarësh apo më shumë.

“Janë disa fjalë apo fraza që mund ta përshkruajnë ushtrinë tonë në të ardhmen, por rënia nuk është mes tyre. Zvogëlimi? Ndoshta. Ndryshe? Si një organizatë transformuese, shpresoj të jetë kjo. Më e mira në botë, patjetër. Dhe veprimi në të mirë të vendit, e padiskutueshme.”

Zoti Dempsey gëzon emër si një komandant i respektuar dhe i efektshëm, intelektual dhe strateg -- një oficer që sjell në Uashington pikëpamjen nga fusha e betejës. Analistët thonë se kjo është e rëndësishme sidomos tani që ushtria amerikane po kalon nga një periudhë lufte gjatë dekadës së fundit tek një epokë e re përshtatjesh të nevojshme.

"Ai ka përvojën si ish komandant, pasi ka mbajtur poste të ndryshme komande në ushtri, dhe ushtria ka qënë më e stresuara nga të gjitha sherbimet, ai e njeh problemin personalisht nga afër dhe di se çfarë duhet bërë për të ruajtur cilësinë e forcës ushtarake.”

Një tjetër sfidë që e pret zotin Dempsey është menaxhimi i marrëdhënieve të komplikuara me Pakistanin, një aleat i vjetër në betejën kundër ekstremistëve afganë që kanë vënë në objektiv amerikanët.

“Rrjeti Hakani, vepron si një krah i vërtetë i agjencisë së brendëshme të zbulimit pakistanez.”

Pararendësi i zotit Dempsey, Admirali Majk Mullen foli hapur për tendosjen mes Uashingtonit dhe Pakistanit në dëshminë e fundit para Kongresit. Kjo i zemëroi pakistanezët.

“Nëse thua se agjencia pakistaneze e zbulimit ishte e përfshirë në atë sulm, unë këtë e hedh poshtë kategorisht.”

Detyra e zotit Dempsey do të jetë të mposhten përfundimisht ekstremistët afganë si dhe të riparohen marrëdhëniet me Pakistanin dhe e gjithë kjo me një buxhet më të vogël.

XS
SM
MD
LG