Lidhje

Gjenerali Petreas: Forcat e NATO-s po bëjnë përparim drejt tërheqjes nga Afganistani


Gjenerali Petreas: Forcat e NATO-s po bëjnë përparim drejt tërheqjes nga Afganistani
Gjenerali Petreas: Forcat e NATO-s po bëjnë përparim drejt tërheqjes nga Afganistani

Komandanti i trupave amerikane dhe të Natos në Afganistan tha se forcat e tij po bëjnë përparim drejt synimit për të filluar tërheqjen në korrik.

Gjenerali David Petraeus u tha ligjvënësve në Komisionin e Senatit për Forcat e Armatosura se shtimi i trupave ka sjellë sprapsjen e talebanëve në zona të rëndësishme duke e quajtur këtë një përparim të rëndësishëm.

Por ai përsëriti gjithashtu paralajmërimim se përparimi është i brishtë dhe se mund të zbehet pa financimin e duhur të përpjekjeve të rindërtimit.

Disa ligjvënës shprehën shqetësim rreth planit të administratës Obama për të filluar tërheqjen e 150 mijë trupave amerikane nga Afganistani para se forcat afgane të jenë të gatshme për të drejtuar çështjet e sigurisë. Gjenerali tha se çdo tërheqjen do të bëhet bazuar në kushtet e terrenit dhe se disa trupa do të zhvendosen në zona më pak të sigurta.

XS
SM
MD
LG