Lidhje

Gjenerali Petreas informon zyrtarët e Natos për planet e luftës në Afganistan

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Gjenerali David Petraeus, komandanti i sapo emëruar i forcave amerikane dhe të Natos në Afganistan po informon zyrtarët e aleancës në Bruksel mbi planet e tij të luftës.

Zyrtarët thanë se zoti Petraeus po takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Natos Anders Fogh Rasmussen sot dhe do të mbajë gjithashtu një fjalim para ambasadorëve të Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi më i lartë vendim-marrës i aleancës.

Vizita e gjeneralit vjen një ditë pasi Senati amerikan konfirmoi njëzëri gjeneralin si komandantin e ri të luftës në Afganistan.

Senatorët amerikanë votuan në mbështetje të gjeneralit Petraeus për të zëvendësuar gjeneralin Stanley McChrysal i cili dha dorëheqjen javën e kaluar pasi ai dhe këshilltarët e tij kishin bërë komente thyese ndaj zyrtarëve të administratës Obama.

Presidenti Barack Obama tha se veprimi i shpejtë i Senatit dhe eksperienca e gjerë e gjeneralit do të sigurojnë vazhdimin e strategjisë amerikane për të thyer lëvizjen talebane dhe për të ndërtuar kapacitetet afgane.

XS
SM
MD
LG