Lidhje

Shefi i Ekipit Vëzhgues të OKB-së largohet nga Siria


Ekipi e mbylli pa sukses misionin e tij, të përcaktuar në planin e paqes së ndërmjetësit Kofi Anan

Gjenerali Babacar Gaye, kreu i ekipit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, u largua sot nga Damasku, pasi ekipi e ka mbyllyr tashmë misionin.

Vëzhguesit ishin vendosur në Siri në kuadrin e planit të të dërguarit të OKB-së dhe Lidhjes Arabe Kofi Annan për mbikqyrjen e një marrëveshjeje që nuk arriti të zbatohej asnjëherë. Ky mision mori fund zyrtarisht të dielën e kaluar.

Kombet e Bashkuara thonë se do të mbajnë tani një zyrë për kontakte politike në Damask, e cila do të mbështesë përpjekjet e ndërmjetësimit të pasuesit të zotit Annan, diplomatit veteran algjerian Lakhdar Brahimi.
XS
SM
MD
LG