Lidhje

Shkarkimi i gjeneralit Mekristëll nënvizon shqetësimet mbi strategjinë në Afganistan


Komentet e Gjeneralit dhe të stafit të tij, të bëra para reporterit të Revistës Rollin Stones janë të rënda. Një nga ndihmësit e quan Këshillëtarin e Sigurisë Kombëtare Xhejms Xhons një klloun. Një koment tjetër i rëndë ishte për nën Presidentin Bajden. Vetë Gjenerali Mekrisëll flet me përçmim për të dërguarin e posaçëm në Afganistan dhe Pakistan, Ambasadorin Riçard Holbruk, dhe për ambasadorin amerikan në Afganistan Karl Eikenberi. Ai thotë gjithashtu se nuk kishte krijuar dot lidhje me Presidentin Obama.

Disa analistë kanë sygjeruar se këto komente shprehin një pakënaqësi ndaj autoritetit civil që mbajnë disa anëtarë të ushtrisë. Por Gjenerali në pension Berri Mekafri, thotë se ata po shprehin një irritim më të thellë. Fatkeqësisht ata i shprehen ndjenjat e zhgënjimit para një gazetari.

Politikat rreth tyre nuk kanë pasur një strukturë të qartë, të angazhuar dhe koherente. Çfarë përgjegjësie mbajnë në këtë proçes Ambasadori Holbruk apo Eikenber, apo agjentët e tjerë të lirë që ndodhen atje? Prandaj unë mendoj se ata ishin të irrituar, dhe harruan se nuk ishin thjesht një grup komandosh që po flisnin keq për vartësit e tyre. Ata në fakt po vinin në diskutimin zinxhirin e komandës.

Ndjenja e zhgënjimit ndaj luftës ndjehet në të gjithë artikullin e revistës Rolling Stone, i cili shkaktoi shkarkimin e Gjeneralit Mekristëll punës. Gjenerali Bill Mejvil, i cili ishte shefi i operacioneve nën komandën e Gjeneralit Mekristëll, është cituar të ketë thënë se përfundimi në Afganistan nuk do të duket si fitore, nuk do të ketë erën e fitores apo shijen e fitores.

Strategjia në Afganistan u vendos në fund të vitit 2009, pas një shqyrtimi të gjatë e të hollësishëm. Në qendër të planit ishte dërgimi i 30,000 trupave shtesë në Afganistanin jugor për të forcuar luftën kundër kryengritësve. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, tërheqja e trupave mund të fillojë në korrik të vitit të ardhshëm.

Por sulmet janë shtuar, ashtu sikurse është rritur dhe numri i viktimave të forcave amerikane dhe atyre të NATO-s. Qeveria afgane vazhdon të jetë e korruptuar. Presidenti Karzai është përpjekur të hapë bisedime me Talibanët, por ata duke kuptuar që janë në avantazh, kanë refuzuar.

Në gjithë debatet e shkaktuara nga artikulli i revistës Rolling Stone, qëndron presidenti Karzai, i cili ka qënë mbështetësi më i fortë i Gjeneralit Mekristëll.

Duke njoftuar emërimin e Gjeneralit David Petreus në vend të gjeneralit Mekristëll, Presidenti Obama përsëriti strategjinë dhe tha se pret që i gjithë ekipi i sigurisë kombëtare ta mbështesë këtë strategji.

Ne do t’a ndërpresim vrullin e talibanëve. Do të shtojmë kapacitetin afgan. Do të vazhdojmë pa u lodhur të ushtojmë presion mbi Al-Kaidën, duke forcuar mundësitë e Afganistanit dhe Pakistanit. Kjo është strategjia për të cilën ramë dakort shtatorin e kaluar, dhe që po zbatojmë sot në terren.

Por profesori Leri Gudson nga Kolegji Luftarak i Ushtrisë Amerikane, thotë se kjo nuk është thjesht një strategji e vetme, por disa strategji të ndërthurura në një.

Kundërterrorismi është një anë e planit, që kam dëgjuar se e favorizon nën Presidenti Bajden. Ndërtimi dhe forcimi i shtetit, është një anë tjetër. Operacionet tradicionale të luftës që kërkojnë një numër të madh forcash ushtarake është një anë tjetër. Të gjitha këto janë pjesë që kanë nevojë për burime të ndryshme, dhe kohë të ndryshme që të realizohen.

Komentet, thotë profesori Gudson, tregojnë se debati mbi strategjinë e luftës, nuk ishte shuar asnjëherë, e në fakt vazhdon, siç vazhdon edhe irritimi i forcave ushtarake, nga numri i madh i lojtarëve të përfshirë.

Gjenerali Petraeus dhe Gjenerali Mekristal e kanë treguar kurajon dhe kompetencën e tyre në fushën e luftës. Por analistët janë të një mendimi se kur bëhet fjalë për luftën kundër burokracisë, Gjenerali Petreus është më i përshtatshëm se gjenerali që ai po zëvëndëson në Afganistan.

XS
SM
MD
LG