Lidhje

Bidzina Ivanishvili kryeministër i Gjeorgjisë


Me 88 vota pro dhe 54 kundër parlamenti gjeorgjian miratoi zotin Ivanishvili dhe kabinetin e tij të ri

Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi politikanin miliarder Bidzina Ivanishvili si kryeministrin e ri të vendit.

Lëvizja Ëndra Gjeorgjiane e zotit Ivanishvili fitoi zgjedhjet parlamentre të 1 tetorit, duke i dhënë kështu fund pushtetit 9 vjeçar të partisë së presidentit Mikheil Saakashvili.

Me 88 vota pro dhe 54 kundër deputetët miratuan zotin Ivanishvili dhe kabinetin e tij të ri.

Në fjalimin e tij në parlament para konfirmimit, zoti Ivanishvili premtoi të ndjekë politikën e jashtme pro-perendimore të presidentit Saakashvili dhe të vazhdojë përpjekjet për të hyrë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG