Lidhje

Gjermani: Policia mund të kryejë kontrolle mes pasagjerëve në trena bazuar në ngjyrën e lëkurës


Një gjykatë gjermane ka vendosur se policia mund të kryejë kontrolle mes pasagjerëve në trena bazuar në ngjyrën e lëkurës, si pjesë e përpjekjeve për të kapur emigrantët e paligjshëm.

Një gjykatë në qytetin perëndimor të Koblenzit e mori këtë vendim sot, në përgjigje të një ankese të paraqitur nga një pasagjer treni afrikano-gjerman, të cilit policia i kërkoi letërnjoftimin.

Gjykata tha se zyrtarët, që përpiqen të kapin emigrantët e paligjshëm mund të përdorin kritere që përfshijnë pamjen e njerëzve, për të kontrolluar pasagjerët e trenave nëpër rrugë, që përdoren shpesh nga emigrantët ilegalë.

Në një zhvillim tjetër, një grevë e punëtorëve të sektorit publik, që kërkojnë paga më të larta, i detyruan firmat ajrore gjermane që të anulonin sot qindra fluturime, mes tyre 450 në aeroportin e Frankfurtit, një prej më të ngarkuarve në Evropë. Greva ndikoi tek fluturimet në qytete të tjera, përfshirë Munihun dhe Dusseldorfin.

XS
SM
MD
LG