Lidhje

Kupa e Botës - SHBA kualifikohet për në raundin tjetër


Ekipi amerikan humbi me rezultatin 1:0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e luajtur në Recife të Brazilit për Kupën e Botës. Megjithatë, ky rezultat u mjafton amerikanëve për të dalë të dytët në grup pas Gjermanisë dhe për kaluar në raundin tjetër.

Gjermanët shënuan në minutën e 55 me anë të sulmuesit Tomas Myler.

Gjermania kryeson në grupin G dhe do të ndeshet me ekipin e vendit të dytë në grupin H, ndërsa ekipi amerikan do të ndeshet me kryesuesin e atij grupi. Portugalia, e cila fitoi 2 me 1 kundër Ganës u eliminua bashkë me ekipin afrikan.

Loja u dominua nga gjermanët, por ekipi amerikan i Juergen Klinsmann-it nuk i lejoi kundërshtarët të krijonin shumë raste për të shënuar.

FIFA PEZULLON URUGUAJANIN SUAREZ

FIFA përjashtoi nga nëntë ndeshje ndërkombëtare lojtarin e Uruguajit Luis Suarez, i cili dy ditë më parë kafshoi në fushë një lojtar Italian.

FIFA e pezulloi Suarezin për katër muaj nga aktivitetet e futbollit dhe e gjobiti me 112 mijë dollarë për incidentin.

Fitorja 1-0 e Uruguajt ndaj Italisë u shoqërua me polemika kur pamjet televizive treguan Suarezin duke kafshuar italianin Giorgio Chiellini në shpatull. Zyrtarët e kanë pezulluar Suarezin dy herë më parë për incidente të ngjashme.

XS
SM
MD
LG