Lidhje

Dorëhiqet drejtori i agjencisë gjermane të zbulimit


Kreu i agjencisë së zbulimit gjerman largohet dy vjet më herët nga posti i tij pa ndonjë arsye për këtë dorëheqje të papritur.

Zyra e kancelares Angela Merkel njoftoi zëvendësimin e Gerhard Schindlerit me zyrtarin e ministrisë së financave Bruno Kahl.
Shefi i personelit të zonjës Merkel, Peter Altmaier tha të mërkurën se agjencia e zbulimit njohur si BND përballet me "sfida të mëdha" gjatë viteve të ardhshme, duke përfshirë edhe përshtatjen e misionit në dritën e ndryshimit të mjedisit të sigurisë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se agjencia po vuan pasojat ligjore të një hetimi parlamentar, që tregoi se BND kishte bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për të spiunuar aleatët evropianë.

Puna e agjencive evropiane të zbulimit është duke u shqyrtuar më me vëmendje pas dy sulmeve të mëdha terroriste në gjashtë muajt e fundit, në Bruksel më 22 mars, dhe në Paris më 13 nëntor.

XS
SM
MD
LG