Lidhje

Gjermania dhe Franca bëjnë thirrje për masa të shpejta lidhur me krizën

  • Zëri Amerikës

Gjermania dhe Franca bëjnë thirrje për masa të shpejta lidhur me krizën

Gjermania dhe Franca bëjnë thirrje për masa të shpejta lidhur me krizën

Gjermania dhe Franca po ngulmojnë në argumentat e tyre se udhëheqësit evropianë duhet të veprojnë pa vonesë për të zgjidhur krizën e borxheve dhe të shpëtojnë monedhën e përbashkët, euro.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Nikola Sarkozi parashtruan hollësitë e planit të tyre sot në një letër në adresë të Presidentit të Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, një ditë para takimit të nivelit të lartë të BE-së në Bruksel.

Udhëheqësi francez dhe kancelarja gjermane kanë kërkuar ndëshkime automatike kundër qeverive që shkelin kufizimet mbi buxhetin, një taksë të unifikuar mbi korporatat dhe një taksë të re mbi transaksionet financiare.

Zonja Merkel dhe zoti Sarkozi, të cilët drejtojnë dy ekonomitë më të forta të eurozonës, thanë se janë të bindur se duhet të veprojnë pa vonesë. Ata thanë se traktati i ri evropian duhet të jetë gati për t’u hedhur në votë në muajin mars.

XS
SM
MD
LG