Lidhje

Gjermani: Kostumi që të bën të ndjehesh i moshuar


Disa studentë të mjekësisë në Gjermani po ushtrohen duke veshur një kostum të cilin kur e vesh, të tregon se si ndjehesh kur je i moshuar.

Psh të mbledhësh monedhat kur bien rastësisht nga portofoli mund të jetë e thjesht për këdo por jo dhe aq për të moshuarit.

Kur vesh kostumin e ideuar nga studentët e mjekësisë në Universitetin e Berlinit Clinic Charite, kupton humbjen e fleksibilitetit të lëvizjeve, humbjen e vështrimit, si dhe humbjen e shpejtësisë në kryerjen e lëvizjeve.

Që nga tetori i vitit 2011 rreth 100 studentë e kanë veshur kostumin i cili quhet “kostumi i pleqërisë”, dhe kanë ndjerë atë që përjeton një person në moshë të shtyrë.

Veshja e kostumit nuk është shumë e lehtë, duhen dy persona për të ndihmuar në veshjene tij, pasi ai ka pesha rreth bustit dhe kyçeve.

Gjithashtu helmeta, streha e saj dhe kufjet janë për të kufizuar dëgjimin e studentëve.

Synimi i krijusve të këtij kostumi, është që çdokush të kuptojë kujdesin që duhet të kemi ndaj moshës së shtyrë duke kuptuar personalisht se si ndjehen njerëzit kur trupi dhe mendja e tyre nis të plaket.

XS
SM
MD
LG