Lidhje

Gjermani, Kristian-Demokratët humbasin në Baden-Vyrtemberg


Gjermani, Kristian-Demokratët humbasin në Baden-Vyrtemberg
Gjermani, Kristian-Demokratët humbasin në Baden-Vyrtemberg

Në Gjermani, partia Kristian-Demokrate në fuqi humbi kontrollin në landin e pasur Baden-Vyrtemberg, sipas anketimeve të para.

Humbja në zgjedhjet e sotme e vë në pozitë të vështirë partinë e Kancelares Angela Merkel, e cila ka qeverisur në këtë land për afro 6 dekada me radhë.

Anketat tregojnë se të Gjelbërit dhe Social-Demokratët kanë marrë më shumë se 48 përqind të votave ndërsa Kristian-Demokratët dhe aleatët e tyre të koalicionit, Demokratët e Lirë, 43 përqind.

Baden-Vyrtembergu është një ndër landet më të begatë të vendit dhe një nyje industriale e njohur për prodhimin e makinave.

Anketat tregojnë se votuesit janë të zemëruar me qëndrimet e zonjës Merkel lidhur me energjinë bërthamore pas krizës me të cilën ndeshet Japonia. Pas një vendimi të marrë vitin e kaluar për t’u zgjatur jetën reaktorëve bërthamorë të Gjermanisë, zonja Merkel ka kërkuar tani që shtatë prej tyre të mbyllen për të bërë kontrollin e sigurisë.

Energjia bërthamore shihet me dyshim nga gjermanët. Të shtunën, në prag të zgjedhjeve në Baden-Vyrtemberg, më shumë se 200,000 protestues antibërthamorë dolën për të protestuar në katër qytetet më të mëdha të vendit.

XS
SM
MD
LG