Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani


Sondazhet në qendrat e votimit në Gjermani, tregojnë se partia konservatore e kancelares Angela Merkel, fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e sotme parlamentare, duke i hapur rrugën një mandati të tretë për të.
Por rezultatet e dobëta të partnerëve të saj në koalicion, lënë të kuptohet se ajo mund të jetë e detyruar të qeverisë me rivalët e saj kryesorë të qendrës së majtë.
Sipas anketave të votuesve të organizuara nga televizionet ARD dhe ZDF, blloku konservator i kancelares Bashkimi Kristian-Demokrat dhe Bashkimi Kristian-Social Bavarian (CDU/CSU), siguroi 42 për qind të votave, mbështetja më e fortë që nga viti 1990.

Rivali i saj i qendrës së majtë, Peter Steinbrueck mori 26.5 për qind. Por sipas anketave, partnerët e koalicionit të zonjës Merkel, Demokratët e Lirë, morën vetëm 4.7 për qind, më pak se minimumi prej 5 për qind, që i duhej për të ruajtur praninë në parlament. Nëse koalicioni i tanishëm nuk merr një shumicë parlamentare, rezultati më i mudnshëm është një partneritet me Social-Demokratët, i kryesuar nga zonja Merkel.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e koalicionit të qendrës së majtë, duket se mund të marrë shumicën e votave që i jepin asaj mundësinë për një mandat të katërt në post. Dje, një ditë para votimeve, zonja Merkel u bëri thirrje votuesve ta mbështesin atë.

"I kërkoj popullit të Gjermanisë të më japë një mandat të fortë që të vazhdoj t’i shërbej Gjermanisë për një periudhë tjetër katër vjeçare, për një Gjermani më të fortë, për një vend që respektohet shumë në Evropë, që mbron interesat e tij dhe gjithashtu është mik me shumë vende”.

Koalicioni i tanishëm i zonjës Merkel mund të mos fitojë shumicën absolute që nevojitet për formimin e qeverisë.

Klaus Larres, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Karolinës së Veriut, thotë se zonja Merkel mund të kërkojnë partneritet me social demokratët që udhëqien nga rivali i saj i tanishëm, Peer Steinbrueck. ((:17))

"Social demokratët do të marrin 25-28 përqind të votave, pak sa nën 30 përqind. Prandaj, nëse ajo hyn në koalicion me udhëheqësit e social demokratëve, Steinbrueck, naturisht që ajo do të ketë një shumicë të madhe në parlament, i cili është i ashtuquajturi Koalicion i Madh dhe të dy sëbashkku mund të jenë të aftë për të qeverisur”.

Kancelarja Merkel formoi një koalicion të madh me social demokratët në fillim të mandatit të saj të parë në vitin 2005. Por nëse social demokratët fitojnë mjaft voota në zgjedhjet e sotme, ata mund të formojnë një koalicion me Të Gjelbërit, duke e lënë zonjën Merkel jashtë qeverisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG