Lidhje

Merkel premton uljen e numrit të refugjatëve të rinj


Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi sot në Kongresin e Partisë së saj Kristiandemokrate, se do ta pakësojë ndjeshëm numrin e imigrantëve që hyjnë në Gjermani. “Kjo është në interesin e të gjithëve”, - tha zonja Merkel. Ajo tha se është në interesin e Gjermanisë, të Europës, por edhe të vetë refugjatëve, që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Gjermania pret që këtë vit të hyjnë në vend më tepër se 1 milion refugjatë.

E përballur me mundësinë e një revolte brenda partisë, zonja Merkel po përdor një gjuhë më të ashpër për krizën e refugjatëve.

Ajo dënoi vendet e pasura që nuk kanë dhënë financimet e nevojshme për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe për Programin Botëror të Ushqimit, duke e cilësuar mungesën e financimeve “të pafalshme” dhe “të papranueshme”.

XS
SM
MD
LG