Lidhje

Parlamenti gjerman mbështet ndihmat për Greqinë


Deputetët gjermanë mbështetën me shumicë dërrmuese një marrëveshje që synon pakësimin e barrës së borxhit grek për ta mbajtur vendin financiarisht në funksionim. Megjithatë ministri i financave këmbënguli se do të ishte e papërgjegjëshme të kishte shpresa për më shumë falje të borxhit së shpejti.

Parlamenti votoi 473 vota pro dhe 100 kundër sot për të mbështetur marrëveshjen e arritur nga ministrat evropianë të financave të martën pas negociatash maratonë. Marrëveshja hap rrugën që Greqia të marrë 44 miliard euro hua kritike të shpërtimit, pa të cilat vendi mund të përballej me falimentim dhe një dalje të mundshme nga eurozona.

Marrëveshja përmban gjithashtu masa që përfshin një program të blerjes mbrapsh të borxhit dhe uljen e interesave të huave.

Këto synojnë shkurtimin e borxhit të Greqisë duke i dhënë më shumë kohë për nxitje të reformave ekonomike dhe shkurtim të defiçitit buxhetor.
XS
SM
MD
LG