Lidhje

Gjermania paralajmëron popullatën të mos konsumojë kastraveca, sallatë jeshile dhe domate


Gjermania paralajmëron popullatën të mos konsumojë kastraveca, sallatë jeshile dhe domate
Gjermania paralajmëron popullatën të mos konsumojë kastraveca, sallatë jeshile dhe domate

Gjermania thotë se numri i njerëzve të sëmurë nga bakteria Ekoli në atë vend po rritet me shpejtësi. Nga 373 të infektuar që ishin dje, numri ka arritur sot në 470. Origjina e kësaj bakterie ende nuk është konfimruar. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përveç Gjermanisë dhe Suedisë, raste infektimi janë njoftuar np shtatë vende të tjera të Evropës.Zyrtarët spanjollë po përpiqen të ulin zërat në lidhje me epideminë e bakteries së E.kolit, që mendohet se vjen nga kastravecat e prodhuar në Spanjë.

Klara Agilera është sekretare e bujqësisë për rajonin e Andaluzisë.

“Nuk mund të krijohet një alarm i tillë pa patur të dhëna të besueshme, të cilat, unë këmbëngul, që nuk i kemi, as ne, as Gjermania as Bashkimi Europian”.

Zyrtarë të Bashkimit Europian kanë deklaruar se autoritetet gjermane kanë identifikuar kastraveca nga Almeria e Malaga si burimet e mundshme të ndotjes . Ndërkohë që dhe një bakterie tjetër nga Hollanda ose Danimarka, është duke u hetuar si një burim i mundshëm i përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse.

Në Gjermani, ministria e shëndetësisë deklaroi se ende mbetet në fuqi paralajmërimi për popullatën që mos të konsumojë kastraveca, sallatë jeshile ose domate, si burime të epidemisë së bakteries vdekjeprurëse.

“Deri tani prej tij kanë humbur jeten të paktën 16 persona. Të martën u shënua rasti i parë i vdekjes së një personi nga E. Koli, jashtë Gjermanisë. Ajo ishte një grua 50 vjeçe, nga Suedia, së cilës iu shfaqën shenjat e epidemisë mbas një udhëtimi në Gjermani. Zona me raste më të shumta të njerëzve të prekur nga virusi E Koli është në veriperëndim të Gjermanisë. Autoritet gjermane kanë dhënë urdhrër që të ndalet menjëherë importimi i kastravecave nga Spanja, si dhe të merret parasysh pretendimi i Spanjës se infektimi mund të ndodhë gjatë transportimit të perimeve.

XS
SM
MD
LG