Lidhje

Gjermani: Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova

  • Zëri Amerikës

Gjermani: Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova

Gjermani: Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova

Në Gjermani, prokurorët po kërkojnë dënimin me burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova që pranoi se vrau vitin e kaluar dy ushtarë të forcës ajrore amerikane në aeroportin e Frankfurtit.

21-vjeçari Arid Uka ndeshet me 2 akuza për vrasjen e dy personave dhe për 3 përpjekje për vrasjen dhe plagosjen e 2 ushtarëve të tjerë dhe per qëllim me armë në drejtim të një tjetri.

Në argumentet përmbyllëse të gjyqit sot, prokurorët federalë thanë se Uka duhet të mbetet në burg me maksimimumin e dënimit, për shkak se ai ka kryer krime të rënda.

Uka pranoi se ka kryer sulmet që në fillim të gjyqit ndaj tij, duke thënë se ishte nxitur nga faqe interneti islamike, ku bëhet thirrje për xhihad kundër forcave ushtarake amerikane. Vendimi për dënimin ndaj Arid Ukës pritet të jepet më 19 janar.

XS
SM
MD
LG