Lidhje

Botërori 2010: Argjentina fiton 3-1 me Meksikën, Gjermania 4-1 me Anglinë


Botërori 2010: Argjentina fiton 3-1 me Meksikën, Gjermania 4-1 me Anglinë
Botërori 2010: Argjentina fiton 3-1 me Meksikën, Gjermania 4-1 me Anglinë

Gjermania hyri në çerekfinale pas fitores 4 me 1 kundër Anglisë në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut.

Miroslav Klose çau mbrojtjen dhe e kaloi topin mes këmbëve të portierit anglez David James në minutën e 20 ndërsa Lukas Podolski shënoi përsëri për gjermanët në të 32-tën.

Matthew Upson i ekipit anglez e shkurtoi diferencën e golave duke shënuar në minutën e 37. Një minutë më pas, Frank Lampard duket se e barazoi rezultatin kur topi i gjuajtur prej tij goditi shtyllën e sipërme dhe u përplas në tokë duke e kaluar vijën e portës gjermane. Por gjyqtari nga Uruguaji Jorge Larrionda nuk e quajti të vlefshëm golin dhe pjesa e parë përfundoi 2 me 1 për Gjermaninë.

Pjesa e dytë e ndeshjes foli e tëra për gjermanin Thomas Myler, i cili shënoi në minutën e 67 dhe përsëri në të 70-n duke vulosur fitoren për ekipin e tij.

Po ashtu Argjentina hyn në çerekfinale pas fitoren 3 me 1 ndaj ekipit të Meksikës. Tevez shënoi në minutat 25 dhe 52, si dhe Higuain në minutën e 33-të për Argjentinën dhe Hemandes në minutën e 71-të për Meksikën.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG