Lidhje

Gjermania dhe Anglia përballen sot në ndeshjen eliminatore të Kampionatit Botëror


Gjermania dhe Anglia përballen sot në ndeshjen eliminatore të Kampionatit Botëror
Gjermania dhe Anglia përballen sot në ndeshjen eliminatore të Kampionatit Botëror

Gjermania dhe Anglia përballen sot në ndeshjen eliminatore të Kampionatit Botëror të Futbollit që zhvillohet në Afrikën e Jugut para ballafqimit ndërmjet Meksikës dhe Argjentinës, kjo e fundit dy herë fituese e botërorit.

Ndeshja Gjermani-Angli që luhet në Bloemfontein është ndoshta dyluftimi më i pritur deri tani i kampionatit.

Të dy ekipet janë rivale historike. Anglia mundi Gjermaninë 44 vjet më parë në vitin 1966 duke fituar titullin e vetëm të Kupës së Botës. Por Gjermanët mundën Anglinë në çerekfinalen e Kupës Evropiane në vitin 1996 dhe në vitin 1990 për Kupën e Botës.

Gjermania fitoi 4-0 në ndeshjen e saj hapëse kundër Australisë dhe përfundoi në krye të grupit D. Anglia zuri vendin e dytë në grupin C dhe u përball me kritika për lojën e saj të dobët me Algjerinë që nuk njihet për nivele të larta sportive.

Në Johanesburg, Argjentina e preferuar shpreson të përserisë historinë kur u mundua të eleminonte Meksikën nga botërori në 16-she për herë të dytë rrjesht.

Meksika arriti raundin e eleminimit me një ndeshje duke zenë vendin e dytë në grupi A, nderkohë që Argjentina kryesori grupin B.

Meksika ka mundur Argjentinën vetëm katër herë në 25 ndeshje të zhvilluara mes tyre, nderkohë që Argjentina fitoi 11 herë dhe takimet e tjera përfunduan barazim.

Dy skuadrat fituese të ndeshjeve të sotme do të përballen me njera-tjetren në çerekfinale.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG