Lidhje

Gjermania dhe Kina premtojnë bashkëpunim në tregëti


Gjermania dhe Kina premtojnë bashkëpunim në tregëti
Gjermania dhe Kina premtojnë bashkëpunim në tregëti

Udhëheqësit gjermanë dhe kinezë u zotuan sot të shtojnë tregtinë mes dy vendeve gjatë disa viteve të ardhëshme. Ekonomitë e të dy vendeve janë më të mëdhatë të Evropë dhe Azi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Kryeministri i Kinës Uen Xhiabao morën pjesë në një forum të teknologjisë sot në Berlin. Udhëheqësja gjemane ka theksuar dëshirën e saj për të forcuar marrëdhëniet me Kinën, vendi i shtatë në botë që blen eksportet gjermane.

Megjithëse se Gjermania i rezervoi një pritje të ngrohtë delegacionit kinez, kancelarja Merkel këmbënguli se qendrimi i Gjermanisë ndaj të drejtave të njeriut në Kinë nuk do të zbutet për hir të tregtisë.

Kryeminisrti Uen tha nga ana e tij se nuk pranon leksione nga partnerët evropianë dhe paralajmëroi Evropën kundër ndërhyrjes në punët e brendëshme të Kinës.

XS
SM
MD
LG