Lidhje

Gjermania dhe Rusia, marrëveshje biznesi prej miliarda dollarësh


Presidenti rus Dmitri Medvedev dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan sot në Rusi ku morrën pjesë në nëshkrimin e disa marrëveshjeve ekonomike me vlerë prej miliarda dollarësh mes të dy vendeve.

Të dy udhëheqësit i zhvilluan bisedimet në qytetin Jekaterinburg në malet Urale.

Në një nga marrëveshjet, inxhinierët e kompanisë gjermane Siemens do të japin turbina ere dhe mbi 200 trena për Rusinë ndërsa ky vend po nxit modernizimin e ekonomisë së tij. Marrëveshja hekurudhore ka një vlerë prej 2 presje 8 miliarda dollarësh.

Siemens ra dakort gjithashtu të ndihmojë Rusinë të krijojë një qëndër të teknologjisë së lartë në Skolkovo në afërsi të Moskës, që do të jetë e ngjashme me Silicon Valley, një rajon në shtetin e Kalifornisë ku ndodhen shumë kompani të teknologjisë së lartë.

Presidenti Medvedev ka inkurajuar bizneset gjermane të investojnë në kompanitë ruse që deri kohët e fundit nuk kanë pranuar investime nga të huajt. Gjermania është partnerja kryesore ekonomie e Rusisë dhe të dyja vendet gëzojnë marrëdhënie të mira diplomatike.

XS
SM
MD
LG