Lidhje

Gjermania dhe Spanja gati për gjysmëfinalen e Botërorit


Gjermania dhe Spanja gati për gjysmëfinalen e Botërorit
Gjermania dhe Spanja gati për gjysmëfinalen e Botërorit

Ekipet e Gjermanisë dhe Spanjës janë gati për gjysmëfinalen e Botërorit 2010 që luhet pas pak orësh në stadiumin Moses Mabhida në Durban të Afrikës së Jugut. Ndeshja pritet me interesim të jashtëzakonshëm sepse vë përballë kampionen e Europës, Spanjën me tre herë kampionen e botës Gjermaninë.

Ndeshja pritet me interesim edhe për diçka tjetër, ajo ve përballë dy sulmuesit që bënë më shumë përshtypje në këtë Botëror. David Vija i Spanjës është golshënuesi më i mirë deri tani me 5 gola në 5 ndeshje.

Miroslav Klose i Gjermanisë ka shënuar katër herë.

Për të dy ekipet kjo është vizita e dytë në Durban, qytetin buzë Oqeanit Indian, gjatë ndeshjeve për Kupën e Botës.

Gjermania ka treguar formë të shkëlqyer duke mundur Australinë 4 me 0, Anglinë 4 me 1 dhe Argjentinën 4 me 0.

Por specialistët dhe tifozët nuk harrojnë se Spanja e ka mundur Gjermaninë 1 me 0 në finalen e kupës së Europës në vitin 2008. Gjithashtu Spanja ka treguar aftësi të mira për të triumfuar në ndeshje të ekuilibruara. Tre ndeshjet e fundit ekipi spanjoll i ka fituar me nga një gol.

Fituesja e sotme siguron të drejtën për t’u ndeshur në finale me Holandën, e cila dje mundi Uruguajin 3 me 2.

Mijra tifozë do të mblidhen pranë stadiumit Santiago Bernabeu të Real Madridit në qendër të qytetit për të parë ndeshjen me Gjermaninë nga ekranët e mëdhenj. Atmosfera në Madrid ndihet kudo, duke filluar nga fëmijët të cilët shkojnë në shkollë të veshur me ngjyrat e Spanjës.

“Megjithëse Gjermania është një rivale shumë serioze dhe ekipi që luan futbollin më të mirë sot për sot, ne kemi besim te ekipi ynë kombëtar,” thotë Atanasio Carrasco.

Shpejtësia dhe cilësia e lojtarëve gjermanë ka qenë një ndër të papriturat e Botërorit ndërkohë që Spanja është shquar për lojën e saj plot stil e aftë për ta shqetësuar kundërshtarin me pasime të sakta dhe mbajtje të topit.

Gjermania do të përpiqet të marrë revanshin e finales së 2008-s në Europë.

Spanja ka varur shumë shpresa te Villa, i cili nuk ngurron të rrezikojë dhe të shënojë sapo t’i jepet rasti.

XS
SM
MD
LG