Lidhje

Gjermania do të mbyllë centralet bërthamorë deri në vitin 2022

  • Zëri Amerikës

Gjermania do të mbyllë centralet bërthamorë deri në vitin 2022

Gjermania do të mbyllë centralet bërthamorë deri në vitin 2022

Gjermania njoftoi se do të mbyllë të gjithë centralet bërthamorë deri në vitin 2022, duke u bërë kështu fuqia e parë në grupin e vendeve më të industrializuara të botës që eliminon energjinë atomike dhe mbështetet tërësisht tek burime të tjera energjitike.

Anëtarë të qeverisë së koalicionit të Kancelares Angela Merkel e njoftuan vendimin sot në Berlin, pas një takimi disa orësh mbrëmë vonë. Udhëheqës partiakë thanë se vendimi për mbylljen e centraleve bërthamore të vendit brënda një dekade u mor në përgjigje të shqetësimeve, që u ngritën pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë në mars të këtij viti.

Marrëveshja bën thirrje për mbylljen e gati të 17 centralet bërthamorë të Gjermanisë. Tre qendra gjeneratorësh do të mbeten në funksionim edhe për një vit, në rast se ka mungesa emergjente të energjisë.

Lajmet nga Gjermania bëjnë të dutur se Kancelarja Merkel negocioi marrëveshjen për 12 orë me udhëheqësit e partive të koalicionit të saj. Partitë për mbrojtjen e mjedisit, mes yre edhe Partia e Gjelbër, kërkonin që industria e energjisë bërthamore të mbyllej më parë, por grupe pro-biznesit paralajmëruan se një hap i tillë mund të shkaktonte mungesa energjie me pasoja shumë të rënda për sektorin industrial të vendit.

XS
SM
MD
LG