Lidhje

Ngadalësohet ekonomia e Gjermanisë


Gjermania ka ekonominë më të fuqishme të Europës, por parashikimet ekonomike të saj janë tkurrur përballë recesionit të eurozonës.

Berlini tha sot se ekonomia e Gjermanisë u tkur me 0.5 për qind në tre-mujorin e fundit të vitit 2012, ulja më e madhe e regjistruar për ekonominë e këtij vendi në thuajse tre vite. Gjermania tha se rritja e saj ekonomike vitin e kaluar ra në 0,7 për qind.

Pritet që rritja ekonomike e këtij vendi të ulet edhe më shumë këtë vit, duke arritur në 0,4 për qind, më e ulët se ç'mendohej në një parashikim paraprak prej 1 për qind.

Ekonomia e 17 vendeve të eurozonës u ul në muajt prill – shtator të vitit 2012 dhe parashikuesit thonë se kjo prirje vazhdoi deri në fund të vitit. Përkeqësimi i ndjeshëm ekonomik në disa vende të eurozonës - si Greqia, Spanja, Italia- është mënjanuar disi nga ekonomia e fuqishme e Gjermanisë.

Por në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, eksportet, importet dhe investimet gjermane u ngadalësuan. Ky ngadalësim u vu re edhe në shpenzimet e konsumatorëve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG