Lidhje

Gjermania kundër Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

  • Zëri Amerikës

Gjermania kundër Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Gjermania kundër Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Gjermania vazhdon të kundërshtojë anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në listën e vendeve të zonës Shengen për lëvizje të lirë, duke thënë se këto dy vende duhet të bëjnë më shumë për të luftuar korrupsionin.

Në komentet sot në Bruksel, Ministri i Brendshëm gjerman Tomas de Mezier vlerësoi përpjekjet e Rumanisë dhe Bullgarisë për të përmbushur standardet teknike për antarësim.

Por ai tha se ka ende shumë pikëpyetje për sistemet gjyqësore të të dy vendeve dhe angazhimin e tyre në luftën kundër korrupsionit.

Zona Shengen u jep mundësi shtetasve të 25 vendeve anëtare të udhëtojnë lirisht pa kontroll në kufi.

Në dhjetor, Gjermania dhe Franca u shprehën kundër heqjes së kontrolleve kufitare të vendeve të tjera të BE-së për Bullgarinë dhe Rumaninë.

XS
SM
MD
LG