Lidhje

Gjermania mund Uruguain 3-2 për vendin e tretë të Botërorit 2010

  • Zëri Amerikës

Gjermania ka fituar vendin e tretë në Botërorin 2010 në ndeshjen me Uruguain që përfundoi me rezultatin 3-2.

Sami Khedia i ekipit gjerman shenoi golin e fitores në minutën e 82-të pasi mbrojtja e Uruguait deshtoi të bllokonte një goditje kendi nga Mesut Oezil. Ky gol u dha fund shpresave të Uruguait që të mundë Gjermaninë për herë të parë në 82 vite.

Thomas Mueller e nxori Gjermaninë në avantazh në minutën e 19 me golin e pestë për të gjatë kampionatit por Edinson Cavani e barazoi rezultatin vetëm nentë minuta më pas.

Uruguai kaloi në avantazh në fillim të pjesës së dytë të ndeshjet me një gjuajtje nga Diego Forlan por Marcell Jansen e barazoi rezultatin për Gjermaninë gjashtë minuta më vonë. Ndeshja finale do të luhet sot ndërmjet Spanjës dhe Holandës.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG