Lidhje

Gjermania ofron hua për rebelët në Libi

  • Zëri Amerikës

Gjermania ofron hua për rebelët në Libi

Gjermania ofron hua për rebelët në Libi

Gjermania po ofron hua prej gati 144 milionë dollarësh për këshillin drejtues të rebelëve në Libi për të ndihmuar me nevojat humanitare dhe të rindërtimit.

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle tha sot se vendi i tij po jep hua pasi asetet e ngrira të udhëheqësit Moamar Gadafi nuk mund t’u jepen rebelëve në këtë kohë. Ai tha se huatë do të ndihmojnë këshillin e opozitës të ngrejë strukturat e nevojshme për të kapërcyer mungesën e furnizimeve.

Oferta pason një takim këtë muaj në Turqi ku më shumë se 30 vende njoftuan mbështetjen e tyre për Këshillin Kombëtar të Tranzicionit në Libi.

XS
SM
MD
LG