Lidhje

Gjermania planifikon ristrukturim thelbësor të ushtrisë


Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë Karl-Theodor zu Guttenberg u ka paraqitur ligjvënësve gjermanë një propozim për të shkurtuar forcat e armatosura të vendit në 160 mijë nga 250 mijë që ka ai vend aktualisht. Përveç kësaj, zoti Guttenberg kërkon t’i jap fund sistemit ku gjermanët duhet të bëjnë sherbim ushtarak apo civil pasi të përfundojnë shkollën e mesme.

Guttenberg thotë se propozimi i tij do ta bëjë ushtrinë gjermane më të vogël por më funskionale në operacionet jashtë vendit. Ministri gjerman i mbrojtjes thotë se në vend të rekrutimit ushtarak, një sherbim tërheqës ushtarak do të bëjë që më shumë gjermanë të marrin pjesë vullnetarisht në ushtri.

Ligjvënësit gjerman po e debatojnë propozimin, për të cilin mund të duhen disa vite që të zbatohet. Plani vjen ndërkohë që qeveria gjermane mundohet të shkurtojë shpenzimet. Por idetë e ministrit Guttenberg po ashtu vijnë në një kohë kur gjermanët janë të pakënaqur me konfliktin në Afganistan.

Carlo Masala është profesor i shkencave politike në universitetin ushtarak gjerman në Munich. Ai thotë se rekrutimi ushtarak shtron pyetjet se çfarë lloj misioni duhet të ndërmarrin forcat e armatosura gjermane.

E gjithë çështja e Afganistanit po debatohet këtu në Gjermani. Pritet që disa trupa të kthen nga misioni për të qetësuar opinionin publik.

Aktualisht, Gjermania ka më shumë se 5 mijë trupa në Afanistanin verior, prezenca e tretë kjo më e madhe e NATO-s pas Shteteve të Bashkura dhe Britanisë.

Në bazë të sistemit aktual në Gjermani, ushtria nuk i dërgon me sherbim jashtë vendit ushtarët e rekrutuar. Por profesori Masala thekson se dhënia fund e rekrutimit ushtarak është pjesë e një transformimi historik të rolit të ushtrisë gjermane në botë.

Rekrutimi ushtarak ishte një ide e mirë për një vend që filloi Luftën e Dytë Botërore. Me rekrutimin u bë e sigurtë që të mos krijohej një shtet brenda shtetit.

Profesori Masala thotë se propozimet do ta bëjnë ushtrinë gjermane që të funksionojë si forcat e armatosura në Amerikë dhe vendet e tjera evropiane.

Mendoj se po t’i spjegohet popullit që interesi i Gjermanisë në ditët tona, pas fundit të Luftës së Ftohtë, shpesh duhet të mbrohet larg vendit në shtetet të largëta, do të gjejë mbështetje të pjesës dërmuese të opinionit publik.

Me disa parti gjermane që e mbështesin fuqishëm rekrutimin, propozimi i ministrit Guttenberg nuk e heq thirrjen nën armë nga kushtetuta gjermane. Ai thotë se do ta mbajë rekrutimin si një mundësi në rast të nevojave në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG