Lidhje

Gjermania sot shënon 50 vjetorin e fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit


Gjermania sot shënon 50 vjetorin e fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit
Gjermania sot shënon 50 vjetorin e fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit

Gjermania sot shënon 50 vjetorin e fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit i cili ka ndarë Berlinin dhe ishte simbol i Luftës së Ftohtë. Janë planifikuar ceremoni të ndryshme në mbarë qytetin, ndërkohë që gjermanët kujtojnë murin që ka ndarë qytetin në sektorin lindor dhe atë perëndimor.
Pas humbjes së Gjermanisë naziste në vitin 1945, aleatëtë që fituan Luftën e Dytë Botërore e ndanë vendin në katër zona. Amerikanët, francezët dhe britanikët kontrolluan Gjermaninë Perëndimore, ndërkohë që Gjermania Lindore u kontrollua nga komunistët e ish-Bashkimit Sovjetik.
Më 13 gusht 1961, autoritetet komuniste në Gjermaninë Lindore urdhëruan mbylljen e të gjitha pikave të kalimit nga Berlini Lindor në Berlinin perëndimor. Në fillim mbyllja e kufirit u bë me tela me gjemba të cilët u përforcuan me mure betoni. Muri, përveç ndarjes së rrugëve dhe lagjeve, shkaktoi ndarjen e familjeve dhe miqësive.
Në qershor 1987, Presidenti amerikan Ronald Reagan mbajti një fjalim në Berlin, në të cilin ai e sfidoi udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbachev duke i kërkuar atij “shkatërrimin e murit”.
Në nëntor 1989, banorët e Gjermanisë Lindore rrëzuan murin dhe qeverinë e shtetit komunist.
Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore u ribashkuan më 3 tetor 1990.

XS
SM
MD
LG