Lidhje

Gjermania zgjeron paketën e shpëtimit financiar

  • Zëri Amerikës

Gjermania zgjeron paketën e shpëtimit financiar

Gjermania zgjeron paketën e shpëtimit financiar

Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman miratoi një projekt-ligj për ta ngritur në 593 miliardë dollarë shumën e paketave financiare për vendet në vështirësi të eurozonës. Udhëheqësit evropianë ranë dakord për këtë shumë para më shumë se 2 muajsh. Finlanda e miratoi dje ngritjen e fondeve. 6 vendeve të tjera nuk e kanë ratifikuar atë ende.

Ligjvënësit gjermanë miratuan një projekt-ligj për të shtuar në 593 miliardë dollarë shumën e paketave financiare për vendet në vështirësi të eurozonës. Votimi në Dhomën e Ulët të parlamentit shikohej si një provë kyçe për koalicionin e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel.

"Mendoj se është e rëndësishme që një shumicë e madhe e ligjvënësve në parlament mbështesin Euron. Sot bota e hedh shikimin tek Gjermania dhe mendoj se kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë botën", thotë Peter Hinze i Bashkimit Kristian Demokrat.

Ndërsa sipas zonjës Claudia Roth, e partisë së Gjelbër,

"Kjo është një ditë e rëndësishme për Evropën, për një Evropë, që është e aftë të veprojë, në të cilën ne jemi të bashkuar dhe tregojmë solidaritet me vendet e tjera dhe për interesat tona”.

Votimi në parlamentin gjerman u bë ndërsa përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare rifilluan bisedimet me Greqinë për krizën e saj të borxheve. Peer Shtainbryk, deputet social-demokrat në parlamentin e Gjermanisë dhe ish ministër i financave, e kritikoi kancelaren Merkel duke thënë se ajo i ka dhënë Greqisë një ilaç, pjesa e parë e të cilit nuk dha asnjë efekt dhe pjesa e dytë për të shpëtuar një pacient që i rrezikohet jeta.

Në Greqi ndërkohë, protestat kundër masave shtrënguese të qeverisë vazhdojnë. Protestuesit bllokuan sot 7 ministri, mes tyre ajo e drejtësisë, shëndetësisë, mjedisit dhe e zhvillimit rajonal. Përpara ministrisë së Financave, protestuesit hidhnin parrulla dhe mbanin një pankartë në të cilën thuhej: "Jo, kushteve mesjetare të punës".

Përfaqësues të FMN-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe BE-së, e njohur si Trojka, vazhduan sot bisedimet me Greqinë që synojnë pakësimin e borxhin të madh. Përfaqësuesit ndërkombëtarë do të rekomandojnë nëse Greqisë duhet t’i jepet kësti i ardhshëm nga paketa e vitit të kaluar prej 159 miliardë dollarësh.

XS
SM
MD
LG