Lidhje

Një gjest jo aq protokollar i presidentit çek Vaclav Klaus gjatë vizitës në Kili

  • Zëri Amerikës

Një gjest jo aq protokollar i presidentit çek Vaclav Klaus gjatë vizitës në Kili

Një gjest jo aq protokollar i presidentit çek Vaclav Klaus gjatë vizitës në Kili

Në internet po qarkullon një video mjaft e përhapur e presidentit çek Vaclav Klaus në të cilën ai shihet duke bërë një gjest jo aq protokollar gjatë vizitës në Kili.

Në një filmim të datës 4 prill shihet presidenti Klaus, duke futur në xhep një stilolaps të ceremonisë gjatë një konference shtypi me homologun kilian Sebastian Pinera.

Një zëdhënës i presidentit çek tha se bëhet fjalë për një stilolaps të zakonshëm që ka emblemën e zyrës shtetërore, që presidentët dhe familja e tij marrin si dhuratë gjatë vizitave shtetërore. Në fakt, stilolapsi është i zbukuruar me gurë gjysmë të çmuar të Kilit.

Gjithsesi një zëdhënës i presidentit të Kilit tha se të ftuarit në ceremoni mund t’i merrnin stilolapsat me vete në se dëshironin.

XS
SM
MD
LG