Lidhje

Parakalim i stilit komunist në Gjirokastër

  • Raimond Kola

Në Gjirokastër nostalgjikë të dikatatorit komunist Enver Hoxha u shfaqën sot me parulla dhe me një portret të diktatorit në një ceremoni zyrtare ku morën pjesë ish presidenti i vendit Alfred Moisiu dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar. Ceremoniali për nder të 70 vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës u shoqërua me një tribunë dhe nje parakalim masiv.

Kjo formë manifestimi ndiqej gjatë regjimit komunist për festën e punëtorëve më 1 Maj. Mes një grupi veteranësh me shallë të kuq printe një portret i diktatorit Hoxha që sundoi për rreth 40 vite Shqipërinë në një nga regjimet më të egra komuniste të Europës. Së bashku me Portretin një parullë tjetër shkruante “Lavdi Enver Hoxhës.

Partia Demokratike e opozitës e dënoi ashpër manifestimin dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm të këtyre provokimeve. Organizatorët nuk bënë komente nëse e kishin autorizuar pjesëmarrjen në parakalim të personave me simbole të enverizmit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG