Lidhje

Gjirokastër, Bllokohen refugjatë palestinezë, marokenë


Policia e Gjirokastrës bllokoi mëngjesin e së hënës një grup prej 20 refugjatësh marokenë dhe palestinezë. Policia kufitare shqiptare tha se refugjatët u bllokuan në afërsi të kufirit me Greqinë dhe kishin si destinacion Malin e Zi.

Gjatë intervistave policore refugjatët thanë se ishin zhvendosur në kufirin jugor shqiptar si pasojë e motit të keq në kufirin greko –maqedonas. Shumë prej tyre kishin destinacion final Gjermaninë. Ditëve të fundit grupe të vogla refugjatësh janë zhvendosur nga zonat në thellësi të Greqisë drejt territorit shqiptar.

Policia thotë se pas intervistimeve refugjatët dërgohen në një qendër pritjeje në Tiranë ose kthehen pas drejt kufirit grek.Sipas burimeve policore shqiptare moti i keq, që ka përfshirë edhe zonat veriore greke, nuk pritet të favorizojë lëvizjen e refugjatëve drejt Shqipërisë.

Autoritet shqiptarë kanë ngritur kohët e fundit dy qendra pritëse për një ritëm më të lartë refugjatësh, njëra në zonën e Korcës në Juglindje dhe tjetra në zonë e Gjirokastrës në Jug.

XS
SM
MD
LG