Lidhje

Gjirokastër: 2016 - Viti i Ismail Kadaresë


Bashkia e Gjirokastrës shpalli sot vitin 2016 si vitin kulturor të Ismail Kadresë, në kuadrin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami tha se përgjatë gjithë vitit 2016 do të zhvillohen aktivitete të shumta në qytetin e lindjes së shkrimtarit. Në vitin 2016 do të hapet shtëpia Muze Ismail Kadare, e cila u restaurua së fundi.

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit pritet të kthehet në një itinerar për mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Bashkia pritet të propozojë edhe ngritjen e një shtatoreje të shkrimtarit në një nga sheshet qëndrore të qytetit.

Ismail Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastr dhe është shkrimtari më i njohur shqiptar . Ai është përkthyer sot në botë në rreth 50 gjuhë dhe është nominuar disa herë për cmimin NOBEL të Letërsisë.

XS
SM
MD
LG