Lidhje

Policia vazhdon masat kundër marijuanës


Policia e Gjirokastres vijoi edhe sot masat per frenimin e kultivimit te mariuanes ne fshatin Lazarat te Gjirokastres.

Ne oret e para te mengjesit policia bllokoi rreth 50 punetore nga rrethe te ndryshme te vendit qe po udhetonin per pune ne siperfaqet e mbjella me mariuane ne lartesite e fshatit. Policia shkaterroi nje linje te furnizimti me uje ne nje zone ne hyrje te Lazaratit si dhe bllokoi mjetet qe transportojne uje dhe pleh organik qe dyshohet se perdoret per kultivimin e bimes narkotike qe ne Shqiperi njihet si bima e hashashit.

Policia nuk njoftoi per persona te arrestuar, por tha se shume prej punetoreve u jane marre deklarime lidhur me aktivitetin e tyre ne kete fshat.Operacionet vijne ne nje kohe kur Lazarati eshte cilesuar si nje nga vatrat me perhapjen me te madhe te narkotikeve ne Shqiperi.

Shifrat qe u publikuan pak dite me pare nga nje ekipi italian vezhgimi qe punoi se bashku me policine shqiptare per monitorimin e siperfaqeve me narkotike deshmonin se ne kete fshat prodhohet rreth 900 tone mariuane ne vit me nje vlere prej 4,5 miliarde eurosh ne tregun e paligjshem te shitjes ne perendim.Policia shqiptare thote se kete vit po ndeshet me raste te kultivimit edhe ne disa zona te tjera te vendit perfshi edhe ato ne afersi te Tiranes.
XS
SM
MD
LG