Lidhje

GJND jep opinionin për çështjen Maqedoni-Greqi në favor të Shkupit


GJND jep opinionin për çështjen Maqedoni-Greqi në favor të Shkupit
GJND jep opinionin për çështjen Maqedoni-Greqi në favor të Shkupit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha sot se Greqia veproi gabim kur bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në vitin 2008, për shkak të mosmarrëveshjes për emrin.

Gjykata me seli në Hagë e dha këtë mendim në përgjigje të ankesës së paraqitur nga Maqedonia mbi pengesën që i bëri Greqia për anëtarësim. Gjykatësit i hodhën poshtë akuzat greke se Maqedonia ishte ajo e cila kishte shkelur marrëveshjen e përkohshme.

Gjykata nuk futet, nga ana tjetër, në thelbin e problemit të emrit të Maqedonisë të kontestuar nga Greqia për çka po zhvillohen bisedime midis dy vendeve me ndërmjetësimin e OKB-së.
Vendimi i Gjykatës nuk është detyrues; ndërsa vendimi është mirëpritur nga Shkupi zyrtar.

Sekretari i përgjithshëm i Natos, Anders Fog Rasmusen është shprehur se vendimi në Hagë nuk ndërron gjë në Nato. Edhe partitë shqiptare në Maqedoni vlerësojnë se nuk do të ketë ndonjë ndikim në bisedimet dypalëshe.

Maqedonia në Kombet e Bashkuara zyrtarisht njihet me referencën “Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë” për shkak të këmbënguljes së Greqisë e cila e ndërlidh emrin e një rajoni të saj verior të quajtur Maqedoni me pretendimet territoriale të Shkupit zyrtar.


XS
SM
MD
LG