Lidhje

Gjykata e Apelit, të pandryshuar vendimin për ekstradimin e Rrapos

  • Zëri Amerikës

Gjykata e Apelit, të pandryshuar vendimin për ekstradimin e Rrapos

Gjykata e Apelit, të pandryshuar vendimin për ekstradimin e Rrapos

Në Shqipëri Gjykata e Apelit vendosi sot të lerë në fuqi vendimin për ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Almir Rrapos, ish sekretar i zotit Ilir Meta kur ai ishte minstër i jashtëm.

Ndaj Rrapos drejtësia amerikane ka ngritur 9 akuza që nga trafiku i lëndëve narkotike deri te dyshimet për bashkëpunim në vrasje. Avokati i tij, Ardian Visha tha sot se do t’i drejtohet Gjykatës të së Drejtave të Njeriut të Strasburgut, jo vetëm për mangësitë në dosje sipas tij, por edhe për faktin se për një nga veprat për të cilat akuzohet Rrapo mund të dënohet edhe me vdekje dhe në raste të tilla gjykata e Strasburgut bllokon esktradimet. Në bazë të një mase të përkohshme të marrë nga gjykata e Strasburgut, esktradimi i Rrapos nuk mund të kyrhet para dhjetë ditëve, kohë për të cilën kjo gjykatë do të shprehet mbi cështjen. Rrapo u arrestua në mjediset e ambasadës amerikane ndërsa kishte hyrë duke aplikuar për një vizë.

XS
SM
MD
LG