Lidhje

Gjykata e Lartë e Australisë vendos kundër kompanisë Apple

  • Arben Xhixho

Gjykata e Lartë e Australisë vendos kundër kompanisë Apple

Gjykata e Lartë e Australisë vendos kundër kompanisë Apple

Gjykata e Lartë e Australisë shfuqizoi vendimin për ndalimin e shitjes së komjuterit tablet të kompanisë Samsung, duke hedhur poshtë një përpjekje të kompanisë rivale Apple për zgjatjen e vendimit për shkak të akuzave për shkelje të së drejtës së patentës.

Gjykata e Lartë australiane mbajti sot në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët, sipas të cilit ndalimi i përkohshëm i shitjeve po krijonte në fakt një fitore ligjore për kompaninë Apple, me që kompjuteri i Samsungut kishte një jetëgjatësi rreth 12 mujore.

Samsung dhe Apple janë përfshirë në një betejë të vazhdueshme ligjore. Secila kompani akuzon tjetrën për shkelje të së drejtës së autorit në dhjetra vende të botës.

Mosmarrëveshja ligjore në Australi u përqëndrua në ankesën e firmës Apple se Samsung kishte kopjuar teknologjinë e prekjes së ekranit, që përdoret në iPad-et e saj shumë popullorë.

XS
SM
MD
LG