Lidhje

Gjykata e Lartë vazhdon sot dëgjimin e argumenteve mbi reformën shëndetësore


In this photo taken Oct. 8, 2012, the justices of the U.S. Supreme Court gather for a group portrait at the Supreme Court Building in Washington. The Supreme Court will begin hearing arguments on Monday morning, March 26, 2012, over President Barack Obama
In this photo taken Oct. 8, 2012, the justices of the U.S. Supreme Court gather for a group portrait at the Supreme Court Building in Washington. The Supreme Court will begin hearing arguments on Monday morning, March 26, 2012, over President Barack Obama

Gjykata e Lartë vazhdon sot dëgjimin e argumenteve mbi reformën shëndetësore të Presidentit Obama, në një prej rasteve ligjore më të rëndësishme, vendimi për të cilin, pritet të ndikojë në jetën e gjithë amerikanëve.

Gjatë seancën 90 minutëshe të ditës së djeshme, anëtarët e Gjykatës bënë pyetje të shumta, duke lënë të kuptohet se nuk do të lejojnë që një teknikalitet ligjor të bllokojë shqyrtimin e kësaj çështjeje. Në qendër të çështjes, është klauzola e reformës shëndetësore, që i detyron amerikanët të blejnë sigurim shëndetësor, ose përndryshe mund të gjobiten. Në se gjoba në fjalë, do të konsiderohej si taksë, gjykata nuk do të ishte në gjendje ta shqyrtonte ankesën për reformën shëndetësore, para se ajo të hynte në fuqi.

Detyrimi për të blerë sigurime shëndetësore fillon në vitin 2014.

Përkrahësit e reformës thonë se detyrimi për të blerë sigurime shëndetësore është i nevojshëm për të shpërndarë koston e kujdesit shëndetësor tek të gjithë amerikanët. Kundërshtarët thonë se pikërisht detyrimi për të blerë sigurim, bie ndesh me kushtetutën dhe shkel liritë individuale.

26 shtete amerikane dhe një koalicion që përfaqëson bizneset e vogla argumentojnë se Kongresi nuk ka autoritetin t’i detyrojë amerikanët të blejnë sigurimin shëndetësor. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara ka mbi 30 milionë amerikanë pa sigurime shëndetësore.

XS
SM
MD
LG