Lidhje

Gjykata e Milanos: Jo kalimi i çështjes Berluskoni gjykatës në Romë

  • Zëri Amerikës

Gjykata e Milanos: Jo kalimi i çështjes Berluskoni gjykatës në Romë

Gjykata e Milanos: Jo kalimi i çështjes Berluskoni gjykatës në Romë

Një gjykatë në Milano ka hedhur poshtë një kërkesë të palës mbrojtëse që procesi gjyqësor kundër Kryeministrit Berluskoni t’i kalohet një gjykate speciale në Romë.

Prokurorët thonë se 74-vjeçari Berluskoni ka paguar një 17-vjeçare marokene të njohur si Rubi, për marrëdhënie seksuale në banesën e tij private. Ata thonë se ai është përpjekur gjithashtu të shfrytëzojë ndikimin e tij për ta liruar vajzën, pasi ajo u arrestua për vjedhje, me shqetësimin se ajo mund të tregonte për marrëdhënien e tyre. Ai i ka hedhur poshtë akuzat.

Avokatët e zotit Berluskoni i paraqitën gjykatës një peticion për ta transferuar çështjen nga gjykata penale e Milanos për në Gjykatën e Ministrave, e cila merret me shkelje të kryera nga zyrtarët publikë gjatë kryerjes së detyrës. Por gjykata e Milanos tha se Silvio Berluskoni nuk po vepronte në rolin e kryeministrit kur i telefonoi policisë për të kërkuar lirimin e vajzës.

XS
SM
MD
LG