Lidhje

Gjykata e Tiranës jep masat e arrestit për 113 veta pas dhunës të së premtes


Gjykata e Tiranës jep masat e arrestit për 113 veta pas dhunës të së premtes
Gjykata e Tiranës jep masat e arrestit për 113 veta pas dhunës të së premtes

Gjykata e Tiranës pati sot një nga ditët më të ngarkuara të punës, kur iu desh të shqyrtojë mbi 110 masa arresti për të rinjtë që policia arrestoi gjatë fundjavës pas tubimit të Partisë Socialiste.

Gjykatësit dëgjuan sot disa dhjetëra avokatë mbrojtës dhe prokurorë, që përballë njëri-tjetrit shqyrtonin një nga një shkallën e përzjerjes të të arrestuarve në ngjarjet e dhunshme të ditës së premte.

Prokurorët i akuzuan të pandehurit për dhunim të forcave të rendit për shkak të detyrës dhe shkatërrimit të pronave me zjarr në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Në mjediset e gjykatës së Tiranës ishin sot edhe deputetët e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi dhe Taulant Balla. Ata u takuan me familjarë të të arrestuarve dhe u interesuan për ecurinë e proceseve gjyqësore, akuzat dhe masat e arrestit. Shumica e familjarëve i mbronin të afërmit e tyre, me shpjegime e ailbi të ndryshme.

Jashtë kamerave, një pjesë e tyre pretendonin për arrestime të gabuara, për njerëz që kalonin aty duke u kthyer nga puna, ose për prani pasive në vendngjarje.

Nga mbrëmja e të premtes së tubimit, dhe më pas policia arrestoi në Tiranë e gjithë vendin dhjetëra njerëz të identifikuar si pjesëmarrës në tubim, ndonjë prej tyre edhe me armë zjarri në brez.

XS
SM
MD
LG