Lidhje

Gjykata e Tiranёs nё raport vjetor: gjyqe tё vonuara dhe mjedise tё ngushta


Zvarritja e proceseve gjyqёsore dhe perceptimi i qytetarёve pёr korrupsion tё lartё nё sistemin e drejtёsisё ishin tema kryesore sot nё raportin vjetor tё gjykatёs sё Tiranёs. Njё vёllim i jashtёzakonshёm pune pёrballohet nga gjykata e kryeqytetit nё mjedise tё ngushta. Kёtu trajtohen çёshtje gjyqёsore sa gjysma e gjithё Shqipёrisё.

Gjykata e Tiranёs regjistroi 36 mijё 800 çёshtje gjyqёsore dhe pёrfundoi gati 3 çerekun e tyre vitin e kaluar. Rreth 70 pёr qind e tyre janё lёnё nё fuqi nga gjykatat mё tё larta, dhe kёshtu vlerёsohet cilёsia e gjykimeve. Por nёnkryetari i Kёshillit tё Lartё tё Drejtёsisё, Elvis Çefa, foli me shqetёsim pёr zvarritjen e proceseve gjyqёsore. Veç tё tjerash, rreth 80 pёr qind e çёshtjeve civile zgjatin mё shumё se 6 muaj.

Gjykata e Tiranёs pёrballon njё numёr tё jashtёzakonshёm çёshtjesh gjyqёsore nё mjedise tё pamjaftueshme pune, arkivimi dhe gjykimi, por perceptimi i publikut vazhdon tё jetё jo i mirё. Shumica e gjyqeve zhvillohen nё zyrat e gjyqtarёve, gjё qё cёnon solemnitetin e proceseve gjyqёsore. Nё dhomёn civile janё 50 gjyqtarё me vetёm 6 salla gjyqi. Nё dhomёn penale 18 gjyqtarё me 7 salla gjyqi.

Ministri i drejtёsisё, Nasip Naço, tha se kushtet e punёs po rregullohen, por njerёzit duan gjykim tё drejtё dhe tё shpejtё, duan transparencё. Sipas tij, publiku ka mendim negativ pёr punёn e gjykatёs, sepse nё portalin on line kanё ardhur rreth 700 denoncime pёr korrupsion nga qytetarёt.

Autoritetet kanё pёrgatitur disa ndryshime nё kodin e procedurёs penale, por ekspertёt shqiptarё e tё huaj mendojnё se problemi nuk qёndron tek ligjet pёrgjithёsisht tё mira, por tek zbatimi i tyre.

Raporti i progresit tё Komisionit europian ku theksohet se lufta kundёr korrupsionit nё gjyqёsor ka bёrё progres tё kufizuar dhe se shqipёria duhet tё thellojё reformёn nё gjyqёosr, tё ngrejё mё lart pavarёsinё dhe pёrgjegjshmёrinё e sistemit gjyqёsor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG